PDK’së i bashkohet një nga figurat kryesore të LDK’së

Partisë Demokratike të Kosovës i është bashkuar një nga firgurat kryesore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Flamur Shala.

Lideri i PDK’së Kadri Veseli i ka uruar mirëseardhje Shalës duke thënë se çdo ditë partisë së tij po i vijjnë njërëz të dëshmuar e të përgaditur.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Një prej personaliteteve kryesore të LDK-së, i cili ishte më i zëshmi në dekadën e fundit për Prishtinën, Flamur Shala, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ishte Shef i Grupit të Asamblistëve të LDK-së, zëvendëskryesues dhe asamblist për shumë vjet në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Partia Demokratike e Kosovës ka njerëzit më të dëshmuar, më të përgatitur, më të përkushtuar dhe më atdhetarë, që garantojnë cilësi në vendimmarrje për një të ardhme më të mirë. #PDK112

SHPËRNDAJE