Pediatria e mbingarkuar me pacientë, dy fëmijë në një shtrat

Për shkak të fluksit të madh, Klinika e Pediatrisë në QKUK e mbingarkuar me pacientë

Edhe pse është paraparë që të ketë një shtrat për secilin fëmijë që pranohet në Klinikën e Pediatrisë në kuadër të QKUK-së, një gjë e tillë për momentin është e pamundur.

Kjo për shkak të fluksit të madh të fëmijëve të cilët janë sëmurë dhe kërkojnë trajtim në këtë Klinikë.

Për prindërit, është shqetësuese që një shtrat të jetë i ndarë për dy fëmijë, raporton T7.

Një nënë, prapa kamerave, tha se është e pakënaqur me këtë situatë.

Ajo thotë se ndihet e pasigurtë sepse sipas saj infeksionet mund të barten mes fëmijëve që ndajnë një shtrat.

Edhe drejtoresha e kësaj Klinike, Drita Telaku Qosaj, pohon se kanë mbingarkesë në dhomat e pediatrisë.

Ajo tregon për arsyet pse në një shtrat po qëndron më shumë se një fëmijë.

Po ashtu ekziston edhe një arsye që lidhet me infrastrukturën e për të cilën Klinika e Pediatrisë për momentin është e mbingarkuar.

Edhe mungesa e Pediatrisë Emergjente, ka zvogëluar dukshëm kapacitetet e pranimit të pacientëve në repartet e kësaj Klinike.

Pos tjerash, në gjendjen e tanishme ndikim negativ sipas drejtoreshës ka edhe numri i madh I vizitorëve e familjarëve që vijnë cdo ditë te fëmijët e sëmurë.

Ndërkohë, zgjidhje për problemin e mbingarkesës pritet të jetë edhe përfundimi I ndërtimit të spitalit të ri të Pediatrisë në kuadër të QKUK-së.

SHPËRNDAJE