Pejanët nuk i pyesin vendimet e qeverisë, organizojnë dasmë në kohë pandemie!

Gjendja me pandemi në Kosovë dita e ditës po rëndohet. Kapacitet e spitaleve po minimizohen dhe mjekët po kanë më shumë punë.

Por, për disa qytetarë kjo s’do të thotë asgjë dhe po vazhdojnë të thyejnë rregullat kundër koronavirusit dhe të organizojnë dasma.

Në një video të publikuar në Facebook, një pejan shihet të ketë organizuar një dasëm me shumë persona, ku respektimi i masave të IKShPK-së dhe Qeverisë së Kosovës është zero.

Mbajtja e tubimeve dhe organizimi i dasmave është ndaluar në këtë kohën pandemie por disa qytetarë nuk po brengosen shumë për këtë.

SHPËRNDAJE