Për kë votuan qytetarët në Shkodër, publikohen pamje

Ditën e sotme të gjithë qytetarët i janë drejtuar qendrave të votimit në të gjithë vendin, mirëpo në Shkodër një nga televizionet ka shkelur të drejtat e qytetarëve për votën e fshehtë dhe ka transmetuar live në televizion se si ata kanë votuar.

Teksa qytetarët i janë drejtuar dhomës së fshehtë, një nga televizionet lokale ka kapur momentin ku ata bëjnë zgjedhjen e tyre.

Ndërkohë, lidhur me këtë ngjarje ende nuk ka pasur një reagim. Kujtojmë se kandidati i vetëm për bashkinë e Shkodrës është Valdrin Pjetri.