Përballja e ashpër mes Ramush Haradinajt dhe Imer Mushkolajt: Përgjigju në pyetjen time, ti nuk ke parime politike zotëri Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë i ftuar në emisionin Debat Plus përballë analistëve, ku u sfidua si asnjëherë më parë nga analisti Imer Mushkolaj, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Përballja mes Haradinajt dhe Mushkolajt ishte e ashpër dhe me fjalor shumë të drejtpërdrejt mbi konsisitencën dhe parimet politike rreth zhvillimeve të fundit politike.

Në një moment Haradinaj u zu ngushtë nga analisti Mushkolaj i cili disa herë e pyeti ish kryeministrin nëse do të jetë pjesë e një qeverie që nesër do ta heq reciprocitetin me Serbinë që nga 1 prilli Kurti do ta vendos ashtu si ka paralajmëruar.

“Zoti Haradinaj a do të bëheni pjesë e një qeverie që nesër do ta heq reciprocitetin me Serbinë, po supozojmë një qeveri të udhëhequr nga LDK” – shtoi Mushkolaj.

Mushkolaj po ashtu i ka thënë Haradinajt se nuk ka fare parime politike.

Haradinaj nuk dha përgjigje në pyetjen e parashtruar disa herë, duke insistuar që qeveria Kurti e ka hequr taksën 100% me Serbinë./Veriu.info/

SHPËRNDAJE