Përfshihet nga flakët një banesë në Prishtinë

Një banesë në Prishtinë, përkatësisht në lagjen “Bregu i Diellit” është përfshirë nga flakët para pak çastesh.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga Reporteri, tym i madh shihet duke dalë nga banesa. Tani për tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Reporteri.net ka kontaktuar edhe me policinë e Kosovës, mirëpo ata kanë thënë se ende nuk kanë ndonjë informacion konkret.

SHPËRNDAJE