Përfundon mbledhja e kryesisë së VV-së, merren dy vendime

Pas një takimi disa orësh, para pak minutash ka përfunduar takimi i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje (VV).

Sekretari organizativ i VV-së, Ismail Kurteshi, ka theksuar se kryesia e ka përkrahur letrën e 82 aktivistëve të kësaj lëvizje, nga diaspora.

“Kryesia e ka mirëpritur edhe kthimin ne kryesi të deputetes Albulena Haxhiu, e cila pak muaj më parë kishte dhënë dorëheqje. Takimet do të vazhdojnë deri sa të tejkalohen problemet”, ka theksuar Kurteshi.(Kliko mbi reklamë dhe shiko pamjen e plotë ⤵⤵⤵)

Në anën tjetër deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, nuk kanë pranuar të prononcohen rreth këtij takimi.

SHPËRNDAJE