Përfundon sezoni për yllin e Liverpoolit

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson do të qëndrojë jashtë fushave deri në fund të sezonit, pas një dëmtimi në gju.

Lajmi u konfirmua nga trajneri Jurgen Klopp. Henderson shënoi në fitoren 3-1 ndaj Brighton, përpara se të largohej nga fusha i dëmtuar.

Klopp tha se mesfushori anglez do ishte gati për ndeshjet e mbetura të sezonit, por nuk ja ka dalë dot.

Por për Hendersonin ka edhe një lajm të mirë, pasi ai nuk do duhet ti nënshtrohet ndonjë operacioni.

“Nuk është diçka e këndshme, por është më e mira që mund të merrnim”, ka thënë Klopp.

SHPËRNDAJE