Përfundon takimi, ekipi negociator bën veprimin e papritur

Ka përfunduar tashmë takimi i krerëve të vendit me ekipin negociator për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Siç njoftoi mbrëmë Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate, sot krerëve shtetërorë u është dorëzuar draft-platformën për dialog.

Pas përfundimit të takimit të sotëm, Shpend Ahmeti që kaloi para mediave nuk pranoi të tregojë detaje për ato që janë diskutuar brenda.

Derisa, të pranishmit tjerë në takim, dolën nga ana tjetër e Kuvendit, ku mediat nuk u lejuan të afrohen.

Madje, mediat nuk janë lejuar të afrohen as afër sallës ku është mbajtur takimi i mbyllur i ekipit negociator me krerët e shtetit.

SHPËRNDAJE