Përjashtohet nga partia për arsye se nuk dëshiroi koalicion me LDK’në

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përmes një komunikate për media, ka njoftuar se, ka shkarkuar Anton Shalën nga të gjitha pozitat udhëheqëse në këtë subjekt politik.

PSHDK ka njoftuar se, arsyeja e shkarkimit të Anton Shalës, i cili është kryetar i Bashkësisë së degëve të Partisë Demokristiane në Gjakovë, njëherësh edhe kryesues i Asamblesë në Gjakovë, nga koalicioni AAK-PSHDK në nivelin lokal, ka ardhur si shkas ku Shala kishte bojkotuar koalicionin LDK-PSHDK dhe iu kishe bashkangjitur koalicionit AAK-PSD dhe kandidatit Pal Lekaj.

“Prandaj për arsye të bojkotit të zgjedhjeve dhe kandidatëve të PSHDK-së, sot kryesia e PSHDK-së unanimisht, pa asnjë votë kundër ka vendosur që Anton Shala të shkarkohet nga të gjitha pozitat udhëheqëse në PSHDK”, thuhet në komunikatë.

Sipas së njëjtës, thuhet se ai nuk është më as përfaqësues i PSHDK-së, në Asamblenë komunale në Gjakovë.

SHPËRNDAJE