Përkeqësohet gjendja me koronavirusin në Maqedoninë e Veriut, 7 të vdekur dhe 89 të infektuar

Që nga diagnostikimi i pacientit zero, dita e sotme renditet e dyta për nga numri i të infektuarve. Në krye të listës qëndron 15 prilli, kur u regjistruan 107 persona të infektuar me virus korona. Rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve me virus korona është Shkupi. Mirëpo gjendja alarmante shfaqet edhe në Shtip.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se edhe pse numri i të infektuarve është i lartë megjithatë përhapja e virusit është nën kontroll.

Ministri i Shëndetësisë informoi edhe për 7 viktima të moshës nga 44 deri 83 vjeç, dy nga Shkupi, dy nga Kumanova, një nga Struga dhe dy nga Tetova. 17 pacientë kanë fituar betejën me virusin korona.

Deri tani numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 2315, numri i pacientëve të shëruar është 1569, ndërsa jetën e kanë humbur 140 persona. Aktive janë 606 raste./alsat.

SHPËRNDAJE