Përkujtohet Dëshmori Hamdi Ferati në Vushtrri

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, dega në Vushtrri me rastin e 18 vjetorit të rënjes dëshmor të Hamdi Feratit ka bërë homazhe pranë varrit të tij.
Në homazhe morën pjesë, familjar të Dëshmorëve, OVL, SHIL të UÇK-së, veteran e invalid të UÇK-së, dhe bashkëluftëtar të Dëshmorit Hamdi Feradi, si dhe përfaqësues të zyrës amerikane e austriake dhe shumë qytetar tjerë të Komunës së Vushtrrisë.
Homazhet u bën te varrezat e Dëshmorëve në Bletaj të Vushtrrisë në përvjetorin e 18 të rënies heroike të Dëshmorit të UÇK-së të Zonës Operative të Shalës të Brigadës 141, Hamdi Ferati./vushtrriapress/Veriu.info/

 

SHPËRNDAJE