Përleshje masive mes punëtorëve të Bechtel-Enkas, një dërgohet në spital- gjashtë të tjerë arrestohen

Një përleshje masive ka ndodhur ndërmjet punëtorëve të Bechetl-Enak-as mëngjesin e së premtës. Pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre në përleshje janë përfshirë disa punëtorë të autostradës në afërsi të Kaçanikut, raporton Gazeta Express. Punëtorët kanë përdorur edhe mjetet e forta të punës për goditje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Gashi tha se gjashtë prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, njëri është dërguar për trajtim mjekësor në spital ndërsa një tjetër është liruar

“Janë përfshirë punëtoret e Bechtel-Enkes, 6 janë dërguar në mbajtje, 1 në spital dhe një tjetër është liruar”, tha ai.(Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen e plotë)

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Express se dje në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit kanë dëgjuar britma, sharje e përleshje ndërmjet këtyre punëtorëve.

Ai thotë se ata janë rrahur me drunjë, hekra e me mjete të forta të punës.

Përderisa nuk dihen motivet që çuan deri te kjo mosmarrëveshje.

Bechtel-Enka njihet në publik si kompani ku ndodhin shumë incidente në vendin e punës. Është raportuar se më parë aty kanë humbur jetën edhe punëtorët.

SHPËRNDAJE