Përurohen shtatoret e tre liderëve historik të Prizrenit

Janë përuruar shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në Kompleksin Monumental të Lidhjes së Prizrenit.

Përurimi i shtatoreve u bë nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, Kryeministri i Kosoves Ramush Haradinaj, Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka.

Pesëshja kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh pranë shtatoreve, njofton Klan Kosova.

Vendosja e këtyre shtatoreve vjen në 140 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

SHPËRNDAJE