Petritsch dridh skenën politike ndërkombëtare – konfirmon negociatat sekrete Thaçi – Vuçiq

Ish-ambasadori Wolfgang Petritsch i cili ka qenë i dërguar i posaçëm i BE-së për Kosovën dhe negociator në bisedimet e paqes në Rambouillet dhe Paris, ka folur rreth një takimi të fshehtë ndërmjet tij, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit, gjatë një forumi të mbajtur ditë më parë në Alpbach të Austrisë

Teksa flet për rreziqet që mund të paraqesë shkëmbimi i territoreve, Petritsch në një shkrim dërguar Kohës Ditore, e konfirmon se ka biseduar me të dy presidentët për këtë çështje.

Sipas tij, propozimi i dhënë Thaçi dhe Vuçiq, mbanë në vete një kurth të madh, që në vende përmban ndryshimin e territoreve dhe shkëmbimin territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

“Por tani të dy kundërshtarët, Aleksandar Vuçiq dhe Hashim Thaçi, duken të gatshëm të bëjnë kompromis; një zgjidhje është e mundshme. Natyrisht, ky propozim ka një kurth të madh: ai përmban një element qendror që parasheh ndryshime territoriale, një shkëmbim territorial mes dy fqinjëve, i cili orientohet në kritere etnike dhe që mund të prekë disa qindra kilometra katrorë – dhe mijëra njerëz të të dy etnive”, shkruan Petritsch.

Ndryshe Petritsch në disa qëndrime të më hershme ka thënë se në rast të mos arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të jenë Thaçi dhe Vuçiq, që do të humbasin më së shumti./Express/

SHPËRNDAJE