Pinqo: Ushtarët e FARK’ut dezertuan gjatë ofensivës serbe në Dukagjin

I ftuar në emisionin Pressing të T7, Anton Lekaj i njohur me nofkën “Pinqo”, ka rrëfyer për ofensivën e gushtit dhe shtatorit në Dukagjin, ku FARK-u në krye me komandantin Tahir Zemaj nuk i kanë rezistuar ofensivës serbe. Ushtarët të cilët dorëzuan armët i quajti dezertorë, ndërsa për Komandantin Zemaj tha se nuk kam mendim për të.

“Ushtarët nuk e kanë lëshuar fushën e betejës por kanë dezertuar gjatë ofensivës së forcave serbe në Dukagjin, ne kemi mendu se ata nuk kanë dezertu, kemi pasë shpresë se ata ende janë diku. Në ofensivën e parë e kemi pa që s’ka kurgjo aty”, ka thënë Lekaj në Pressing të T7.

Ai gjithashtu foli edhe për rëndësinë e familjes Haradinaj në rrethin e Gllogjanit.

“Kudo që ka pasë luftime në rrethin e Gllogjanit, familja Haradinaj ka qenë aty. Të paktën një anëtar i familjes Haradinaj ka marrë pjesë në këto luftime”, është shprehur Pinqo.

SHPËRNDAJE