Pioli: Javë e vështirë për ne, por do të rikthehemi, ja çfarë ndodhi me Ibrahimovic

Stefano Pioli është i bindur se Milani do të reagojë pas një disfate 0-3 në derbin della Madonnina dhe zbulon pse Zlatan Ibrahimovic kërkoi të zëvendësohej.

Skuadra e Interit fitoi me rezultatin e thellë 0:3, me dy golat e Lautaro Martinez dhe Lukakut.

“Goli i parë ishte i rëndë për ne. Na mungoi intensiteti në pjesën e parë, duhet të kishim bërë më shumë, por meritonim të shënonim në pjesën e dytë, ”tha Pioli për DAZN.

A është i zhgënjyer nga performanca e Zlatan Ibrahimovic?

“Një sulmues varet nga performanca e ekipit. Në pjesën e parë ne luftuam. Ai kërkoi të zëvendësohej, sepse kishte një ngërç”, shpjegoi Pioli.

“Ne prodhuam më shumë goditje në portë në pjesën e dytë me Handanovic i cili bëri disa pritje vendimtare. Ishte një javë e vështirë, por ne do të reagojmë”, përfundoi trajneri.