Pique dhe Ramos i hyjnë biznesit së bashku

Sergio Ramos dhe Gerard Pique janë duke punuar që të lansojnë së bashku një biznes.

Emri i këtij biznesi thuhet se do ët jetë “Poëer to the Players”, që në shqip do të thotë, “Fuqi për lojtarët”.

Sipas Marca, lojtarët së shpejti do të bëjnë një komunikim zyrtar për projektin që thuhet se do të jetë një version evropian i projektit amerikan “The Players Tribune”.

Një numër i lojtarëve të mëdhenj shkruajnë artikuj vet, shpesh duke përshkruar prapaskenat dhe duke dhënë mendime se si sporti i ka ndryshuar ta.

Cristiano Ronaldo, Ivan Rakitic dhe Marcelo janë lojtarët që thuhet se kanë përdorur platformën, teksa Pique premtoi në fillim të vitit lansimin e një platforme autentike

Marrëdhënia mes yjeve të Barcelonës dhe Realit ka qenë gjithnjë në vëmendje për shkak të partneritetit të tyre në kombëtaren spanjolle dhe mbështetjes së hapur të Piques për referendumin katalanas. /Telegrafi/

/

SHPËRNDAJE