Plagoset një person në këtë qytet të Kosovës

Para disa minutave ka ndodhur një gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Arbana” të Prizrenit, me ç’rast ka mbetur i plagosur një person. Viktima po trajtohet në emergjencë, raporton Gazeta Express.

Lajmin për Express e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia e Prizrenit. Gashi tha se një person është plagosur ndërsa një tjetër është i dyshuar për këtë rast.

“Një person është i plagosur nga arma e zjarrit, ai po trajtohet në emergjencë”, tha Gashi.

“Motivi është herët të dihet, ndërsa një person është i dyshuar për këtë rast”, tha tutje Gashi për Gazetën Express.

Më poshtë mund t’i shihni fotografitë nga vendi i ngjarjes.

SHPËRNDAJE