Plani i Spanjës kundër Kosovës

Kosova më 14 dhjetor do të votojë ndryshimet ligjore që Forcën e Sigurisë së Kosovës do ta shndërrojnë në ushtri.Ndërsa dje u raportua në media për qëndrimet e shteteve të NATO-s rreth kësaj teme.Aty raportohet për qëndrimin e secilit shtet veç e veç, ku bën përshtypje edhe qëndrimi i Spanjës.

Spanja ka një ide të cilën ia ka dhënë NATO-s. Përfaqësuesi spanjoll ka thënë se duhet të ndalohet ndihma e dhënë ndaj FSK-së, nëse Kosova e transformon atë në ushtri.

Ndërkaq shtetet e rajonit në parim janë pro formimit të ushtrisë. Në këtë drejtim më të qartë pro ushtrisë janë Mali i Zi dhe Kroacia.

Përfaqësuesit e këtyre dy shteteve nuk e kanë përmendur fare respektimin e kushtetutës, ato thjesht kanë thënë që Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë e vet. Pro krijimit të ushtrisë është edhe Sllovenia, por që kjo e fundit e përmend respektimin e kushtetutës.

SHPËRNDAJE