Po digjen malet e Pashtrikut, në vendin ku dyshohet se ka mina nga lufta e fundit

Zjarrvëniet e maleve në Kosovë po vazhdon. Edhe sot, një pjesë e maleve në Prizren, konkretisht në Zonën e Pashtrikut po digjen.

Shaban Osmanollaj, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit, ka konfirmuar se zjarri ka përfshirë malet mbi fshatin Plane në Zonën e Pashtrikut.

“Po është një zjarr mbi fshatin Plane në Zonën e Pashtrikut mbi lokacionin e quajtiur ‘Trumsh’. Policia bashkë me zjarrëfikësit ka dalë në vendin e ngjarjes. Vendi ku po digjen malet dyshohet se mund të jetë zonë e rrezikuar nga minat në luftën e fundit”, ka deklaruar Osmanollaj për Reporteri.net.

Ai thotë se zjarrëfikësit por edhe banorët e zonës po bëjnë përpjekje ta ndalin zjarrin.

Kujtojmë se ditë më parë u dogjën edhe malet në Gjakovë.

SHPËRNDAJE