Po e kërkon Milan dhe Inter, ylli i madh i thotë “PO” Liverpoolit

Sulmuesi,Domenico Berardi ka zbuluar se do të zgjedhë të bashkohet me Liverpoolin duke e refuzuar çdo skuadër tjetër.

Berardi erdhi në radhët e Sassuolo dhe ka vazhduar të bëjë 211 paraqitje për skuadrën e italiane, por shfaqjet e tij në fushatat e fundit kanë çuar në spekulime se ai mund të transferohet në ndonjë skuadër më të madhe.

Liverpooli është një nga klubet që kanë qenë të lidhur me italianin në të kaluarën, ndërsa më së fundi është Interi dhe AC Milan që kanë shprehur interes, por Berardi ka konfirmuar se lëvizja e tij ideale do të ishte Anfield.

24-vjeçari ka shënuar nëntë gola për të ndihmuar Sassuolon në vendin e dhjetë në Serie A këtë sezon./ORAinfo/

SHPËRNDAJE