6 C
Mitrovice, XK
5 December, 2019

Po i shikonte të pasmet një vajze, i riu e pëson keq...

Po i shikonte të pasmet një vajze, i riu e pëson keq nga i dashuri i saj

Një djalë i ri që ishte brenda një dyqani të telefonave mobil ku ishte edhe një çift, e pëson keq kur ia shikon të pasmet një vajze dhe i dashuri i saj reagon ashpër duke e goditur fort me grusht në fytyrë.

Dyshja po shikonin disa telefona mobil brenda një dyqani në Lincolnton të Karolinës së Veriut, dhe në momentin që një i ri u kap nga partneri i vajzës duke ia shikuar asaj të pasmet, ai humbi kontrollin dhe pa u menduar dy herë e goditi në fytyrë.

Ky moment është kapur nga kamerat e sigurisë, ku shihet i riu me kapelë në kokë duke ia ngulur sytë të pasmeve të vajzës, ndërsa partnerit të saj ky veprim nuk i pëlqeu dhe reagoi në afekt duke e grushtuar.

E shokuar me atë çfarë ndodhi, vajza i kërkon partnerit që t’i kërkon falje të riut që e pësoi keq, ndërsa luti pronarin e dyqanit që mos t’i telefonojë policisë./Telegrafi

Video Player

 

SHPËRNDAJE