Pogba kërkon rrogë sa të Sanchez në United

Ende pa u zyrtarizuar kalimi i Alexis Sanchez në Manchester United, aty kanë nisur pakënaqësitë.

Është mesfushori francez që raportohet se ka kërkuar rrogë aq sa ajo që thuhet se do të ketë kiliani në Old Trafford, shkruan Mirror.

Ai kërkon 400 mijë funta në javë, aq sa do të përfitojë edhe kiliani. Gjithçka pritet të finalizohet shumë shpejt, pasi që Alexis ka arritur në United për testet mjekësore, por që duket se zilia ndaj tij në skuadër ka nisur ende pa ‘ateruar’.

SHPËRNDAJE