Polici rrihet brutalisht dhe i vidhet motori nga tre persona

Një policia trafiku thotë se është me fat që është gjallë, pasi tre persona e rrëzuan nga motori dhe e goditën keqas atë.

Pamjet e rënda vijnë nga “Perëndimi i Egër” britanik.

Charlie Weston iu nënshtrua asaj që policia e quajti ‘dhunë të pështirë’ para se të vidhnin motorin e tij, ndërsa ndjekësit e filmuan sulmin në telefonat celularë.

21-vjeçari i tha The Mail të dielën se si ai papritmas e gjeti veten të rrethuar nga tre persona ndërsa ishte duke shkuar për të kryer detyrat e tij në Alum Rock, Birmingham.