Nuk do ta besoni kë e arrestoj policia në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, tentonte t’i dërgonte kosovarët jashtë shtetit

Policia e Kosovës ka marrë për intervistim një serb pasi i njëjti u ka kërkuar para kosovarëve për t`i dërguar ata jashtë shtetit.

Daut Hoxha, zëdhënës në Policinë e Kosovës ka konfirmuar për “Indeksonline” se veprimi i autoriteteve ka ndodhur te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë rreth orës 21:00.

“Ju konfirmoj se rreth orës 21:00, afër stacionit të autobusëve ne Prishtinë bazuar në informacione të pranuara dyshohet se një person ka kontaktuar persona të ndryshem duke iu kerkuar shuma të ndryshme parashë për t’i transportuar për në Serbi dhe jashtë Serbisë për në Evropë. Policia e Kosovës ka ndermarr veprime të menjëhershme dhe në atë lokacion ka identifikuar dhe shoqruar për intervistim ne stacion policor një të dyshuar mashkull serb”, ka sqaruar ai.

Hoxha ka bërë me dije se do të merren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent.

SHPËRNDAJE