Policia dhe AKI-ja ndërmarrin aksion, gjejnë punishte të kartëmonedhave false

Policia e Kosovës, së bashku me Agjencinë Kosova të Inteligjencës, në mëngjesin e sotëm kanë ndërmarrë një aksion të suksesshëm në rajonin e Pejës dhe kanë gjetur një punishte ku prodhoheshin kartëmonedha false.

Ballkani.info ka mësuar se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte siguruar informacion të besueshëm rreth një aktiviteti të një grupi të krimit të organizuar, i cili merrej me prodhimin dhe vënien në qarkullim të kartmonedhave të falsifikuara.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës, në mëngjesin e sotëm, në rajonin e Pejës kanë organizuar një aksion dhe kanë arritur të gjejnë lokacionin (punishten), ku besohet se prodhoheshin kartmonedhat e falsifikuara”, ka treguar një zyrtar policor për Ballkani.info.

Në këtë lokacion mësohet se janë gjetur edhe prova tjera të cilat besohet se kanë shërbyer për prodhimin e këtyre kartmonedhave.

Policia e Kosovës dhe organet përkatëse janë duke e trajtuar këtë rast./Ballkani.info/

SHPËRNDAJE