Policia do t’iu ndalojë në kufi dhe nuk do t’iu lejojë ta lëshoni Kosovën nëse…

Qytetarët e vendit dhe bashkatdhetarët janë ankuar se janë duke u ndalur në pika kufitare për shkak të dënimeve që i kanë marrë për kundërvajtjet në trafik. Kjo masë po shihet si shkelje e të drejtave të njeriut, derisa Policia e Kosovës sqaron se po bëhet fjalë vetëm për vendime gjyqësore të formës së prerë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani se Policia e Kosovës po ndalon të gjithë personat që kanë urdhëresa nga organet e drejtësie.

“Policia e Kosovës bën ndalimin e çdo personi për të cilin ka urdhëresë nga organet e drejtësisë. Çdo urdhëresë që e lëshon Gjykata për ndalim të personave që janë në kërkim apo që kanë vuajtje të dënimit për vepra të ndryshme, policia e bën ndalimin e tyre”, ka deklaruar Kelani për Gazeta Blic.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës: Baki Kelani

E një ndalim të tillë nga ana e Policisë me urdhëresë të Organeve të Drejtësisë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut po e konsideron si shkelje e të drejtave të njeriut.

Në fotografi: Behgjet Shala

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), Behxhet Shala, ka thënë se përveç që është shkelje e të drejtave të njeriut, nuk është e logjikshme që qytetarët e Kosovës të ndalohen qoftë në ardhje ose në shkuarje në pikat kufitare.

SHPËRNDAJE