Policia e konfirmon për Veriu.info: Nga aksidenti i ndodhur në Kçiq 4 persona urgjentisht …

(I plotësuar) Aksidentin e ndodhur në fshatin Kçiq të Mitrovicës, e ka konfirmuar për Veriu.info edhe zëdhënësi i policisëpë rajonin e Mitrovicës.

Zëdhënësi Avni Zahiti ka treguar se si pasojë e aksidentimit të dy veturave, lëndime trupore kanë pësuar katër persona, të cilët janë dërguar urgjentisht për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës./Veriu.info

——————–

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Mitrovicë – Prishtinë.

Një lexues i Veriu.info ka dërguar foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njëra nga veturat ka pësuar dëmtime të mëdha.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes në fshatin Kçiq të Mitrovicës, ku të dy automjetet e aksidentuara janë të tipit GOLF.

Veriu.info mëson se në këtë aksident ka edhe të lënduar./Veriu.info

SHPËRNDAJE