Policia e Kosovës: Ja si u vra Oliver Ivanovic

Pas incidentit të sotëm, herët në mëngjes në veri të Mitrovicës ku mbeti i vrarë politikani serb Oliver Ivanovi, Policia e Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media ku jep detaje të vrasjes dhe procedurat që janë duke u ndjekur, raporton Veriu.info

 

Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, ku viktima pas plagëve të marra nuk ka arritur të mbijetojë. Kurse njësitet policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetimet e nevojshme.

Më poshtë gjeni raportin e plotë të Policisë së Kosovës:

Rreth orës 08:10 min, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, është regjistruar një

incident me përdorim armë zjarri, me ç’rast persona deri më tani të panjohur kanë

shtënë në drejtim të z. Oliver Ivanovic, i cili fillimisht është plagosur në afërsi të zyrës

së tij të punës.

Viktima është dërguar në qendrën spitalore në veri të Mitrovicës për reanimim,

ndërsa mjekët kujdestarë kanë konstatuar vdekjen e tij.

Njësitë policore kanë dalë në vendngjarje ndërsa këqyrja e vendit të ngjarjes është

në vazhdim e sipër. Në vendngjarje janë gjetur prova materiale të cilat do të

përdoren në procedurën e mëtejme hetimore.

Gjithashtu, rreth orës 09:15min, në rrugën “Vojvode Putnika” në veri të Mitrovicës,

është lokalizuar një veturë private e markës “Opel Astra”, pa targa të regjistrimit, të

cilës paraprakisht i ishte vënë zjarri, ndërsa Policia dyshon se mund të jetë e lidhur

me rastin e vrasjes.

Për të gjitha rrethanat e rastit dhe veprimet e ndërmarra të Policisë është informuar

prokurori i Shtetit, i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka dalë në vendngjarje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbardhjen sa më parë të këtij rasti dhe

sjelljen e personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë.

SHPËRNDAJE