Policia e Kosovës jep detajet e kërcënimit të deputetit Fisnik Ismaili

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, e ka konfirmuar rastin e kërcënimit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili.

Kelani ka treguar për Periskopin, që kanë pranuar një informatë që rreth orës 19:52 ka ndodhur një rast i kanosjes në rrugën “Ali Kelmendi” në Prishtinë, dhe menjëherë pas marrjes së informatës kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë takuar deptuetin Ismaili.

“Mund te konfirmojmë që me datën 29.01.2018 rreth ores 19:52 eshte pranuar informata për nje rast kanosje të ndodhur ne rr. “Ali Kelmendi”-Prishitne. Njësia policore menjëhere ka shkuar në atë lokacion dhe ka takuar palën ankuese”, ka deklaruar Kelani për Periskopin. (Shtyp mbi linkun e mëposhtëm dhe shiko pamjen ⤵⤵⤵)

Ai ka treaguar se pala e kërcënuar ka thënë se ka pranuar një mesazh kërcënues dhe se ndihet i kanosur.

“Pala ankuese ka deklaruar se ka pranuar mesazhe/foto kercenuese dhe ndihet i kanosur”, ka thënë Kelani për Periskopin.

Kelani ka potencuar se Policia e Kosovës lidhur me rastin ka angazhuar të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

“Policia ka ndermarr te gjitha masat e nevojshme policore lidhur me rastin. Vlen te potencohet se ne ate lokacion jane angazhuar edhe hetuesia dhe forenzika per te ndermarr te gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, ka përfunduar Kelani.

Periskopi ka kontkatuar edhe deputetin Ismaili lidhur me rastin. Ai ka thënë se do të prononcohet më vone pasi gjendet në polici.

SHPËRNDAJE