Policia e Kosovës në zbatim të vendimit të MPJ-së për ndalimin e vizitës së Gjuriqit në Kosovë

Pas raportimit ekskluziv ditën e djeshme të Veriu.info se, Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq planfikon të hyjë ilegalisht në Kosovë, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka lajmëruar që ka ndërmarrë të gjitha masat relevante për zbatimin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës për ndalimin e hyrjes të të gjithë zyrëtarëve serbë pa leje në Kosovë, raporton Veriu.info

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, kjo e fundit ka angazhuar njësi relevante policiore të cilat do të veprojnë konform situatës bazuar në vendimin e MPJ-së së Republikës së Kosovës.

Ndërkohë bëjmë me dije së hyrja me një vendim të MPJ-së së RKS-së iu është ndaluar dy zyrtarëve serbë z.Vulin dhe z.Gjuriq, kurse hyrja do t’u lejohet vetëm personaliteteve që kanë leje zytare. VERIU.INFO

SHPËRNDAJE