Policia ia mësyn banesës së personit që dyshohet se vrau të miturën dhe plagosi të dashurin e saj

Akoma nuk ka ikur tronditja e thellë nga atentati i mbrëshëm në Laprakë, ku një adoleshnte mbeti e vrarë dhe i dashuri i saj i plagosur.

Mësohet se shkak është bërë konflikti i një javë më parë mes autorit dhe 23-vjeçarit, pasi ky i fundit e kishte qëlluar për shkak se 19-vjeçari i kishte ngacmuar të dashurën (viktimën).

Po ashtu, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e 19-vjeçarit të identifikuar si autori i dyshuar i vrasjes, por nuk e ka gjetur.

Ndërkohë Policia nuk i përjashton edhe pistat e tjera./albeu/

SHPËRNDAJE