Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Bajgorë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për vdekjen e 47-vjeçarit në Bajgorë, i cili vdiq të hënën aksidentalisht në vendin e tij të punës

Në raportin e policisë bëhet e ditur se viktima ka qenë duke punuar me një traktor i cili është rrokullisur dhe e ka zënë viktimën.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke punuar me një traktor, i njëjti është rrokullisur dhe e ka zënë viktimën. Njësit relevante kanë dal në vendin e ngjarjes, ku mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e tij”, thekson raporti.

Po ashtu, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin, trupi i pa jetë i është dorëzuar familjarëve.

SHPËRNDAJE