Policia thotë se nuk u shënua asnjë incident në veri të Kosovës

Besim Hoti, zëdhënës komandant i Policisë për veriun, ka thënë se nuk është shënuar asnjë incident në veri të Kosovës.

Hoti tha se procesi zgjedhor në komunat veriore të vendit ka kaluar pa probleme, e sigurisht që, sipas tij, një sukses i tillë është meritë e institucioneve për përgatitjen e duhur paraprake.

“Procesi zgjedhor në komunat veriore të Kosovës ka kaluar pa probleme apo incidente të mundshme. Policia e Kosovës ka qenë e angazhuar për të zbatuar planin operativ. Policia e Kosovës nuk ka regjistruar asnjë incident të vetëm që mund të rrezikonte sigurinë e përgjithshme të regjionit të Veriut”, transmeton Klan Kosova.

“Kur them që ka kaluar procesi pa incidente sigurisht është meritë e institucioneve. Nuk është dhe aq befasi sepse ne jemi përgatitur dhe për skenarët më të këqija të mundshme. Pas mbylljes së procesit është faza e katërt e procesit zgjedhor. Ne përcjellim votat deri në qendrat e numërimit të votimit për shkaqe sigurie”, tha ai.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE