POLITIKANET MË TËRHEQËSE, DISA PREJ TYRE TË PËRFSHIRA NË SKANDALE

Nga Italia në Kanada, këto femrat kanë punuar në nivele të ndryshme, qoftë në parlamente apo qeveri, ndërsa ajo për të cilën biem të gjithë dakord është se janë shumë tërheqëse.

Disa prej tyre janë përfshirë edhe në skandale me politikanët më me emër në botë.

Nicole Minetti


Nicole është një stomatologe, e cila në vitin 2009 ka rregulluar dhëmbët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusconi, të cilin e kishte sulmuar një burrë në Milano duke i thyer dhëmbët.

Nuk kaloi shumë kohë dhe dentistja u anëtarësua në partinë e tij, madje duke siguruar një vend në parlament.

U tërhoq nga politika pasi u përfshi në skandalin e orgjive që bënte  Berlusconi. U dënua edhe me burg, kurse më pas iu kthye profesionit të stomatologjisë dhe filloi të punonte si DJ. Në rrjetet sociale nuk heziton të publikojë fotografi provokuese.

Alina Kabaeva


Gjatë viteve 2007-2014 padyshim se politikanët në Rusi e kanë pasur problem të përqendrohen, duke qenë se pranë tyre ishte ulur Alina. Madje është spekuluar për një lidhje ndërmjet saj dhe Vladimit Putinit, megjithëse zyrtarisht është mohuar.

Maria Rosaria Carfagna


Mjafton vetëm një shikim ndaj bukuroshes italiane për ta mësuar arsyen pse ndodhet në këtë listë. Para se të fillonte të merrej me politikë, Maria ka qenë modele dhe prezantuese televizive.
Në politikë u përfshi në vitin 2004 dhe akoma është pjesë e saj. Me kalimin e viteve, paraqitja e saj është bërë më serioze.

Sethrida Geagea


Edhe pse tashmë është në moshë, kjo 50-vjeçare vazhdon të konsiderohet si një prej politikaneve më seksi në botë. Ka lindur në Ganë, ndërsa në Liban i hyri politikës pas arrestimit të burrit të saj në vitin 1994.  Në vitin 2005 u bë pjesë e parlamentit, ndërsa një periudhë kohë ka qenë edhe ministre.

Orly Levy


Ajo ka shërbyer në forcat ajrore izraelite, ka qenë modele dhe prezantuese televizive, ndërsa ka studiuar drejtësi. Pasi përfundoi studimet, filloi të merrej me politikë dhe shumë shpejt tërhoqi vëmendje falë bindjeve  të fuqishme të djathta. Për shumëkënd, Orly është dëshmi se femrat mund të jenë të bukura, të mençura por edhe të shërbejnë në ushtri. Sot Levy është 43 vjeçare dhe vazhdon të merret me politikë.

Ruby Dhalla


Gjatë viteve 2004-2011, Partia Liberale e Kanadasë ka pasur pjesëtaren më tërheqëse në historinë e saj. Në rini, Ruby ka fituar në shumë gara të bukurisë, ndërsa pas shkollimit filloi të merrej me politikë.
Mirëpo, në vitin 2014 u përfshi në një skandal dhe u tërhoq nga politika.

Eva Kaili


Politikania greke tërheq vëmendjen e meshkujve në vendin e saj. Karrierën e ka nisur si gazetare dhe prezantuese e lajmeve. Eva ka studiuar arkitekturë, prandaj edhe ajo është dëshmi se bukuria dhe mençuria mund të shkojnë bashkë. Pas disa vitesh në parlamentin grek, tashmë është zgjedhur pjesë e Parlamentit evropian./360grade

SHPËRNDAJE