Politikani i njohur evropian paralajmëron që çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës e Serbisë të rikthehet në dialog

Eduard Kukan, njohës i mirë i Ballkanit dhe ish-ministër i Jashtëm i Sllovakisë, ka thënë se pret që të riaktualizohet çështja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut mes dy vendeve.

Në një deklaratë për “Asociacionin për Politikë të Jashtme të Sllovakisë”, Kukan ka kritikuar shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, se s’ka treguar lidership të mjaftueshëm në dialog. Ai ka shprehur dyshimin se një gjë të tillë mund ta bëjë edhe pasuesi, Josep Borrel.

“Në momentin kur Kosova vendosi taksa ndaj Serbisë, Mogherini është dashur të udhëtojë atje dhe ‘të godasë tryezën’”, ka thënë ai. “E mbaj mend (Borrel v.j.) kur ishte kryetar i Parlamentit Evropian. Emërtimi i tij më befasoi, pasi spanjollët kanë politikanë shumë më dinamikë dhe më të rinj”.

Kukan gjithashtu është në favor të emërimit të një emisari special për zgjidhjen e dialogut. I pyetur për të komentuar idenë e shkëmbimit të territoreve, Kukan tha se kjo nuk është thjesht një strategji e fushatës dhe se ai personalisht është kundër.

Ai tha se pret që “çështja e njohjes së Kosovës me shkëmbimin e territoreve me Serbinë të aktualizohet përsëri”, por paralajmëroi se kjo mund ta destabilizojë edhe Bosnjë dhe Hercegovinën.

  • ETIKETIMET
  • 1
SHPËRNDAJE