Politikani kosovar që po agjëron Ramazanin

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar gjithë besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Ai në urimin e tij ka lë të kuptohet se është duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit, transmeton Magazina.al

Ky është urimi i Pacollit:

Të dashur vëllezër e motra shqiptarë, të besimit myslimanë.Nga thellësia zemrës sime, ua uroj një agjërim sa më të lehtë, në muajin e shënjtë të Ramazanit. Për mua dhe shumë myslimanë të tjerë, Ramazani është muaji më i bukur, muaj që lehtëson shpirtin, hapë zëmrat tona dhe shtonë mirësinë tonë ndaj të tjerëve. Perëndia na pranoftë agjërimin.

SHPËRNDAJE