Porosia emocionuese e Clinton për kosovarët

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, e ka parë për së afërmi shtatoren e ndërtuar në nder të tij para shumë viteve. Ai para të pranishmëve është shprehur se ndihet i nderuar që një sheh në Prishtinë e mbanë emrin e tij. Clinton ka porositur kosovarët që të vazhdojnë të jenë njerëz të mirë.

“Kjo është një dhuratë shumë e çmueshme për mua. Faleminderit për pllakën që e keni vendosur këtu sepse unë dëshirojë që çdo qytetarë i Kosovës ta shohë. Jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për vetëm, por për atë që kamë bërë për të gjithë Evropën”, është shprehur ish-presidenti i Amerikës.

“Po jetojmë në kohën e mundësive të mëdha. Por mund ta shfrytëzojmë këtë rast nëse njerëzit janë të lirë gjithandej që ta ndërtojnë jetën e tyre në çdo të mirë që munden”, ka deklaruar tutje Clinton

Ai me shaka ka treguar edhe për momentin kur gruaja e tij, Hilary Clinton, i kishte treguar tij shtatoren e vendosur në Prishtinë .

“Kur gruaja ime ishte sekretare shtetit dhe erdhi në Kosovë. ajo po tallej me mua, sepse unë kisha një shtatore kaq të madhe. Unë vijë nga një vendi i vogël me një kulturë ruarale, ku njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë që janë të rëndësishëm. Dhe kur ka ardh këtu zonja Clinton ajo bëri një fotografi përballë shtatores”, ka thënë tutje Clinton.

SHPËRNDAJE