Portieri i Senegalit pëson lëndim të tmerrshëm gjatë ndeshjes

Portieri senegalez i Horoya AC, Khadim N’Diaye, pësoi frakturë në dy vende në këmbën e tij, gjatë ndeshjes kundër Wydad Casablancas, në kuadër të ndeshjes kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampionatit Afrikan.

34-vjeçari Khadim N’Diaye u përplas me bashkëlojtarin e tij, Boubacar Samassekou, dhe pas kësaj u detyrua të merrte trajtim mjekësor menjëherë dhe pastaj u largua nga fusha me lesë.

Për ta përkeqësuar situatën edhe më shumë klubi i tij pësoi disfatë me rezultat 5:0 në këtë ndeshje.

Klubi nga Guinea, Horoya, e konfirmoi të dielën se N’Diaye ishte bërë operacion menjëherë në Rabat, kryeqytetin e Marokut, dhe tani ndihet më mirë.

“Ndihem shumë mirë, për fat të mirë nuk kisha lëndim të hapur. I falënderoj bashkëlojtarët dhe klubin për mbështetjen që ma kanë ofruar”, ka thënë N’Diaye.

“U zgjova me plot besim dhe i qetë. E kisha vetëm një gjë në mendje… ta falënderoj Zotin e mirë”.

As klubi e as futbollisti nuk e kanë komentuar periudhën kohore që pritet të zgjatë rikuperimi i tij. /Gazeta Express/

SHPËRNDAJE