Poston shpesh foto seksi, Kim tregon çfarë mendon bashkëshorti i saj për këtë

Kim Kardashian njihet si ndër të famshmet që nuk e ka aspak problem të ekspozojë trupin nëpër fotografi.

Ajo gjithmonë ndez rrjetin shpesh me foto nudo e shpesh me veshje seksi.

Por a e keni menduar ndonjëherë që bashkëshorti i saj Kanye West mund të mërzitet apo nervrikoset me postimet e saj?

Kim Kardashian ka treguar gjatë një interviste për “The Ellen Show” se ka disa postime që Kanye mërzitet kur i sheh dhe zemërohet me të.

Por ylli i “Keeping Up With The Kardashians” u shpreh se ndonjëherë ato janë edhe për arsye përfitmi dhe marketingu.

Kim gjithashtu shtoi se ka pasur edhe debate me Kanye e sidomos kur bëhej fjalë për fotot topless.

Gjithsesi me ato  që shohim në  Instagramin e Kim, duket se bashkëshorti i saj është treguar mjaft i mirë dhe nuk e ndalon në atë që për Kim është edhe një punë biznesi.

SHPËRNDAJE