Prej gjashtë vjetësh ky hotel konsiderohet si më i keqi në Britani

Premier Inn shpalli hotelin më të keq në Britaninë e Madhe. Dhe për të gjashtin vit radhazi vendin e zë hotel Britannia.

Travel studioi një numër të madh hotelesh në Britani dhe i krahasoi ato në bazë të pastërtisë, ofertave të ushqimit, pijeve, shërbimin ndaj klientit dhe vlera në para.

Dhe Britannia nuk e lëshoi postin, duke u shpallur për 6 vite me radhë si hoteli më i keq për të gjitha kategoritë.

Hoteli mori 2 nga 5 yje për pastërtinë, krevatet e rehatshme, shërbimin ndaj klientit, duke fituar një rezultat të përgjithshëm prej 35%.

SHPËRNDAJE