Prekëse, Alban Skënderaj zbulon diçka shumë të rëndësishme për të (Foto)

Alban Skënderaj është këngëtari i njohur shqiptar i cili ka shumë vite në skenë dhe publiku ka qenë dëshmitar i çdo çasti të rëndësishëm në jetën e tij.

Albani është tash e shumë vite në lidhje me Miriam Canin dhe së bashku kanë një vajzë të vogël, shkruan Indeksonline.

Albani sot ka bërë një postim në llogarinë e tij në “Instagram” ku shihen Miriami së bashku me vajzën kurse Albani ka bërë një përshkrim shumë të ndjerë.

“Esenca e jetës” ka thënë Albani duke iu referuar Miriamit dhe vajzës.

Ndryshe Albani dhe Miriami ende nuk janë të martuar por një gjë e tillë pritet së shpejti./Indeksonline/

SHPËRNDAJE