Prekëse është një fjalë që mund të konsiderohet si e tepërt gjatë këtyre ditëve. Por në këtë fotografi, është e vetmja fjalë që mund të mendojmë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, kjo fotografi tregon një djalë të ri i cili është diagnostikuar me kancer dhe më pas është braktisur nga nëna e tij.
Po sipas mediave të huaja, Hu Haoyang u braktis nga nëna e tij në nëntor 2016 së bashku me 200,000 juanë (30 mijë dollarë) që duhej të përdoreshin për kujdesin e tij.
Ai u diagnostikua gjashtë muaj më parë me hepatoblastoma, një kancer të rrallë të mëlçisë që ndodh në disa foshnje dhe fëmijë të vegjël.
Kjo u trajtua pas disa raundeve të kimioterapisë, por kanceri i tij është kthyer dhe tani ka nevojë për një transplantim.
Haoyang është tani në Spitalin e Fëmijëve Bayi në Pekin, Kinë, ku ai është mbikëqyrur nga gjyshja e tij.
Babai i tij, Hu Xiaofei, arriti të ndalonte gruan e tij duke i kërkuar asaj që të kthente paratë. Dhe kjo u bë vetëm kur iu tha se mund të përfshihej edhe policia.
Ajo përfundimisht i ktheu paratë për trajtimin e tij, por është vetëm një pjesë e kostos së trajtimit.
Ata kanë huazuar 1,000,000 juanë (150 mijë dollarë) nga bankat pasi që babai i tij si fermer nuk kishte shans t’i siguronte. /Telegrafi/