Presidenti austriak deklarohet rreth kufijve Kosovë-Serbi

Presidenti austriak Aleksander van der Bellen tha në Beograd se Austria do të dëshironte të shihte çdo zgjidhje paqësore të dakorduar midis Beogradit dhe Prishtinës.

Presidenti austriak Aleksander van der Bellen theksoi sot në Beograd se është i vetëdijshëm për qëndrimet e ndryshme të ekspertëve mbi idenë e korrigjimit të kufijve ose shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, qëndrimi i Austrisë është i tillë se nëse është një zgjidhje paqësore dhe e konsensusit e arritur nga Beogradi dhe Prishtina, atëherë duhet shikohet me dashamirësi të madhe.

“Theksi është në një marrëveshje paqësore midis të dyja palëve”, tha presidenti austriak në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE