Presidenti i UEFA-s për Vokrrin: Futbolli europian vajton humbjen e legjendës

Legjendën e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, e ka kujtuar edhe shtëpia europiane e futbollit, UEFA, e cila përmes një shkrimi special në faqen zyrtare ka kujtuar arritjet e Vokrrit dhe ka përfshirë edhe deklaratën e presidentit të federatës europiane, Aleksander Ceferin.

“Fadil Vokrri, që kishte karrierë të suksesshme si lojtar, ishte lider që inspironte përparimin dhe zhvillimin e futbollit të Kosovës, që kulmoi me anëtarësimin e fedetarës si anëtar i 55’të i UEFA’s më 2016”, thuhet në faqen zyrtare të UEFA’s.

“Jemi të shokuar dhe të mërzitur thellë për vdekjen e Vokrrit”, tha presidenti i UEFA’s, Ceferin.

“Në emër të futbollit europian, dua që të shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij, Federatës kosovare të Futbollit dhe komunitetit të futbollit në përgjithësi”.

Vokrri kishte lindur në Podujevë më 23 korrik 1960, ndërsa kishte debutuar për KF Llapin, për t’u bërë më vonë lojtari më i mirë në historinë e Kosovës. /gazetametro

SHPËRNDAJE