Presidenti që ndryshon fjalët çdo javë, ja si do të bëhet Ushtria e Kosovës sipas tij. Sapo e tha!

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë në parakalimin e trupave të FSK-së, për nder të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalimin e tij presidenti i vendit deklaroi se Kosova u çlirua falë luftës së drejtë të UÇK-së, por me ndihmën e Amerikës dhe BE-së.

“Kundërvënia e Kosovës kundër Serbisë u bë me luftën e drejtë të UÇK-së e cila doli nga gjiri i qytetarëve tonë. Qëndresa e Adem Jasharit me bashkëluftëtarë u shndërruan në masivizim, dhe u shndërruan si masivizim nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha presidenti i vendit, raporton lajmi.net. (Shtyp mbi pamjen e mëposhtme dhe shikoje ⤵)

Ai lavdëroi ushtarët e FSK-së për sukseset që po i arrijnë në arenën ndërkombëtare.

Edhe në këtë ceremoni Thaçi foli për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti i Kosovës theksoi se Forcat e Armatosura të Kosovës do të bëhen me ndryshime kushtetuse dhe në koordinim me Amerikën dhe BE-në.

“Ne duam dhe synojmë që Ushtria të bëhet me ndryshime kushtetuese duke bashkuar në një vend politikën, e të gjitha etnitetve. Por nuk do ta lejojmë askënd të vë veto për të drejtën tonë legjitime për Ushtri. Jam i bindur se Ushtria do të jetë derë e përbashkët e gjithë neve, që shpreh karakterin shumë etnik të këtij shteti”, tha presidenti Thaçi.

Sipas tij politika kosovare nuk arriti ta përcjellë hapin e transformimit të FSK-së.

“Mund të them se transformimin tuaj profesional nuk arriti ta përcillte politika. Hapi final i Kosovës që të bëhet me ushtri do të jetë në partneritet me SHBA-në por edhe paktin e NATO-s”, përfundoi presidenti i Kosovës.