Presidenti Thaçi flet rreth mundësisë së ndarjes së Kosovës

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, ka përkujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymberin, i cili u vra më 26 korrik në veri të Kosovës.

Thaçi ka shfrytëzuar këtë rast për t’u kundërpërgjigjur zërave aktualë për ndarjen e Kosovës me idenë për këmbim territoresh.

Sot e kujtojmë heroin e Kosovës së lirë, Enver Zymerin, i cili ra heroikisht duke mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e vendit tonë. Në korrikun e vitit 2011 i kemi dhënë fund idesë së Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Përkushtimi i Enver Zymerit për mbrojtjen e rendit dhe ligjit, si dhe sakrifica e tij për mbrojtjen e kufijve të Republikës së Kosovës, do të kujtohen përherë me nderimet më të larta institucionale”, ka thënë Thaçi mëngjesin e sotëm.

Ndërkohë, dje dhe sot u riaktualizua tema e mundësisë së një zgjidhjeje të dhimbshme për Kosovën, duke u përmëndur një mundësi për ndarje.

Dje madje u raportua për një ‘dritë jeshile’ të Departamentit Amerikan të Shtetit rreth kësaj ideje, mirëpo akoma nuk ka ndonjë prononcim zyrtar të shtetit kosovar e as serb, e madje as SHBA’së.

Sidoqoftë, ideja për këmbim territoresh me Serbinë është lansuar në publik qe disa kohë, mirëpo ishte konsideruar si ide me qëllime të caktuara./gazetametro

SHPËRNDAJE