Presidenti Thaçi: Respektoj vullnetin politik për zgjedhje të parakohshme

JPEGmini

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se respekton Kushtetutën e vendit kur bëhet fjalë për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Si president i vendit, punoj sipas Kushtetutës, jo sipas politikave të partive politike, të çfarëdo partie qoftë, andaj ndjej obligim ligjor dhe politik që t’i ftojë vëzhguesit evropianë që të përgatiten për zgjedhjet lokale”.

“Sa i përket mundësisë së zgjedhjeve të përgjithshme, unë respektoj Kushtetutën e vendit, derisa është në vullnetin e partive nëse duan zgjedhje të parakohshme”.

Thaçi në një prononcim për mediat ka thënë se nuk është detyrë e tij që të vlerësojë nëse koalicioni qeverisë po funksionon ose jo.

“Sa i përket funksionalitetit të koalicionit qeverisës, janë partitë që e përbëjnë këtë koalicion ato që bëjnë vlerësimin e punës e jo unë si president i vendit”.

SHPËRNDAJE