Prishtina konfirmon tri mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Ballkanit

Prishtina nesër(e hënë) udhëton te skuadra, njëra prej tre ekipeve që udhëheqin klasifikimin, Ballkanin me 17 pikë, e cila nga 3 ndeshje në këtë edicion si vendas ka fituar po të tria takimet.

Ballkani dhe Prishtina zhvillojnë nesër ndeshjen e vlefshme për javën e nentë në Superligën e Kosovës në futboll.

FC Prishtina ka konfirmuar se në këtë ndeshje do të mungojnë tre futbollistë. Ahmed Januzi, Ahmet Haliti dhe Gauthier Mankenda.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se këta tre futbollistë priten që të kthehen për ndeshjen e mbetur të javës së tetë, atë ndaj Drenicës./gazetametro.net

SHPËRNDAJE